Një zjarr i madh i ka shpërthyer në paraditen e kësaj të marte në rrugën 15 qershori në Gjilan, me ç’rast është djegur një shitore tekstili, në të cilën janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Zjarri që ka përfshirë lokalin afarist është përhapur me të shpejtë, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve dhe të policisë dhe pas një beteje disa orësh është arritur që zjarri të shuhet.
Objekti i djegur i përkiste lokalit afarist “Avia”, apo ish-“Bezit” të dikurshëm, pronë e Selami Osmanit – Bezit.
Njësitet policore kanë bllokuar rrugën 15 qershori në të dy udhëkryqet dhe në vendin e ngjarjes shihen automjete për zjarrfikjeje, sikurse që aty kanë dalë edhe forca të shtuara të policisë dhe të njësiteve të hetuesisë, të cilët po hetojnë shkakun e zjarrit.kryelajmi.com