Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 27 mars 2020 për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe formimin e bordit të ri.
Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara Dr.Diana Dafota zëvendësohet nga Dr. Naim Hoxha; Dr.Sadete Hadri, për shkak të pensionimit, zëvendësohet me Vjollca Kadolli dhe Mirsad Shkreta zëvendësohet me Dr. Diellor Rizaj.Pjesa tjetër e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës mbetet sipas vendimit paraprak.
Qeveria ka emëruar Bahrije Spanca anëtare të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publikë Qendrore “Telekomi i Kosovës” sh.a. e cila do të shërbejë në këtë pozitë deri në emërimin e Bordit të rregullt të kësaj ndërmarrjeje.