Disa kafiteri në qytetin e Gjilanit, kanë marrë vendim që sot të mbyllin lokalet në orën 19:00 shkruan Radio Star.
Kafiteritë në Gjilan thonë se duke marrë parasysh gjendjen aktuale me Covid-19, nuk po munden të mbajnë distancën e kërkuar dhe rekomanduar nga qeveria e Kosovës, në ambientet e kafiterive, andaj shumë kafiteri kanë marrë vendim që ti mbyllin ato, duke ruajtur shëndetin dhe gjithçka që rrethon.
Pronarët e kafiterive thonë se ky vendim është i përbashkët dhe kjo është për shkak të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.
Pas numrit të madhë që sot është paraqitur nga IKSHPK, ku Kosova ka shënuar numër rekord të infektuarve me coronavirus, disa kafiterit në Gjilan sot nga ora 19:00 do të mbyllen./RadioStar/