Me iniciativë të qytetarërve këshillit të fshatit në Zhegër të propozuar në mbështetje të Kuvendit të Komunës, sot është bërë emërtimi i Qendrës Mjekësisë Familjare, në Zhegër me emrin e Fazli Ramadani, i cili ka dhënë kontributin e madh në fushën e mjekësisë
Ndërsa, drejtori i Shendetsis në Gjilan z.Selami Xhemajli QMF-së në Zhegër i bënë nderë të madh emir i Fazli Ramadani që ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh në sektorin e shëndetësis përkushtimi dhe gatishmëria e tij për të shpëtuar jetë janë elementet të cilat atë e bënë njeri me vlera të larta, ndërsa ne të gjallëve krenar që kishim nga ky qytet një njeri të tillë.
Një fjal rasti nga familjarët Emri i fazli Ramadani do të mbetet sinonim i elementeve të fuqishme pozitive për Zhegrën siq edhe shumica e quajtën Fazli doktori, ishte një mikë, baba dhe djalë me virtyte të larta. Ishte ai, i cili ka punuar edhe për pacientet e grykës së karadakut dhe për të gjithë ata që kishin nevojë për dorën dhe ndihmën e tij
Muhadin Haziri në emër të këshillit fshatit, faliminderoi të gjithë të pranishmit stafi mjekesor Infermierët për Shërbime dhe punën e palodhshëme ndaj nevojave të qytetarëve