Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur.
Një operacion policor është duke u zhvilluar në Vjenë dhe sipas policisë sulmuesi ndodhet në arrati, por tani për tani nuk është e qartë nëse ka më shumë sulmues, pasi ka informacione se ishin tre prej tyre.
Sipas informacioneve të para një sulmues ka qëlluar në drejtim të policit që po ruante sinagogën dhe i cili është në gjendje kritike për jetën, ndërsa edhe Ambasada kosovare në Vjenë lut të gjithë qytetarët tanë që ndodhen në Vjenë, Zona Qender (Bezirk 1.) të qendrojnë në vende të sigurta.
Lusim edhenjëherë të gjithë qytetarët ne Vjenë të qëndrojnë ne vende të sigurta, ne raste emergjente të telefonojnë policinë lokale ne Numrin 133 apo ne numrin emergjent te ambasades si vijon:
+43 676 7861865”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në anën tjetër Policia e Vjenës gjithashtu njoftoi se rrethanat e incidentit janë ende duke u përcaktuar. Ata u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg asaj zone.
Poashtu, edhe siguria e brendshme e komunitetit fetar hebre në Austri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre.