Kryetari i LRF Gjilan, Malazog Hoxha dhe përfaqësuesit e këtij regjioni kanë pritur në takim pune kreun e Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademin, nënkryetarin e saj Agim Dibrani dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihun.
LRF Gjilan dhe përfaqësuesit e regjionit kanë ofruar mbështetje të plotë për kryetarin Ademi dhe strukturat drejtuese të institucionit që ai drejton, teksa u kërkua që të rriten masat e ndëshkimit për të gjithë ata që e prishin imazhin e futbollit, pa marrë parasysh nëse ata janë futbollistë, trajnerë apo zyrtarë.
Po ashtu, përfaqësuesit e këtij regjioni i dhanë përkrahje idesë së digjitalizimit si dhe mbajtjes së Kuvendit të Punës së FFK-së nëpërmjet platformës online.
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për prioritetet e këtij regjioni, veçmas në përmirësimin e mëtejmë të kushteve të infrastrukturës.