Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes.
Sipas IKSHPK-së numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253.
Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se të mërkurën bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do t’i shpallin masat e reja anti-COVID.
Zemaj tha se shkollat do të vazhdojnë të punojnë sipas masave që tashmë janë ndërmarrë dhe se do të bëjnë çmos që të mos i mbyllin ato të nivelit fillor dhe të mesëm.Ndërkaq, ai paralajmëroi mbyllje për qendrat tregtare dhe në ato vende ku po grumbullohen njerëzit, të cilat edhe i bëri përgjegjëse për rritjen e infeksionit.