Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për sulm ndaj personit zyrtar.
Në Gjilan është arrestuar një mashkull, pasi që i njëjti dyshohet të ketë goditur me grusht në fytytë, një inkasant për pagesa të ujit, transmeton IndeksOnline.
“Rr. Arben Ramadani, Gjilan 10.11.2020 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me grusht në fytyrë viktimën mashkull kosovar, i cili ishte në detyrë zyrtare, inkasant për pagesa të ujit, por nuk i ka shkaktuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.