Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për masat e reja anti Covid-19.
Nga e premtja e kësaj jave, gastronomia ku përfshihen hotelet, restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme, do të lejohen të punojnë vetëm nga ora 05:00 deri në ora 20:00.
Por, jo të gjitha kanë të drejtë këtë orar, komunat me risk të mesëm lejohet veprimtaria e gastronomisë vetëm nga ora 05:00 deri në ora 18:00, kurse ato me risk të lartë ju lejohet veprimtaria e nga ora 05:00 deri në ora 19:00.
Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, por në vendet me rrezik të mesëm qendrat tregtare lejohen të punojnë vetëm deri në ora 18:00.
Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.