Rreth 119 mijë persona të dyshimtë me COVID-19, janë testuar në të gjithë vendin nga fillimi i pandemisë e deri 14 nëntor.
29,117 raste pozitive janë konfirmuar prej tyre.
Javëve të fundit ka pasur edhe rritje të rasteve të vdekjeve. Deri më tani numri total i rasteve që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka arritur në 822.
Por pavarësisht kësaj kemi edhe një numër të lartë të personave që janë shëruar.
Sipas të dhënave na Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri më sot numri i të shëruarve është 17 mijë e 305 raste.
Ndërkaq raste aktive me virusin SARS CoV-2 mbeten 10 mijë e 990.