Shkruan: Emrush T.Shkodra
Remitencat, mjetet financiare tw ardhura nga diaspora shqiptare. Si fillojnë, kah kalojnë, kënd e furnizojnë, si shpërndahen, kush përfiton, si shpenzohen, si tatimohen dhe si përfundojnë në mbushjen e buxhetit të Republikës dhe rritjen ekonomike të vendit.
Atëherë.
Diaspora shqiptare dhe familjet tona po dalin sërish garantuesit e republikës sonë, duke siguruar një mbarëvajtje të lirë dhe të sigurt financiare në tregun ekonomik.
Në bazë të të gjitha statistikave që merren me hulumtimin e remitencave që hyjnë në vendin tonë, dalin të jenë po thuajse vendimtare në rritjen dhe stabilitetin ekonomik në secilën do sferë që potencialisht është mbushës i arkës shtetërore.
Me gjithë që disa institucione bankare e qeveritare në vend kanë tendencë të minimizojnë fluksin e mjeteve financiare që vijnë nga diaspora, ajo prapë se prapë evidentohet dhe shihet kur del mbi sipërfaqe.
Institucionet shtetërore që merren me këto statistika mund edhe të mos kenë njohuri të detajuara mbi ardhjen e remitencave në vend, për shkakun se atyre ju ofrohen të dhënat zyrtare të ardhura përmes institucioneve që merren me financa (we, union, mikrofinanca, këmbimore, banka e të ngjashme).
Institucionet relevante assesi nuk arrijnë të evidentojnë të hyrat private, kur një familje hynë në Kosovë edhe pse e ka të obliguar me ligj të deklaroj mjetet financiare që ka me vete, shumica nuk e deklarojnë!
Pra nëse jemi real, arrijmë të akceptojmë se dyfishimi i të ardhurave nga diaspora del të jenë më të larta se sa statistikat zyrtare që i publikojnë kohë pas kohe.
Shumica e rrjedhjeve dhe futjes së të hyrave financiare në vend kalojnë pa u prekur nga shteti, krejtësisht në xhepat e mërgimtarëve.
Dhe nëse ju shihni statistikat zyrtare nga institucionet e shtetit që “të themi” se për vitin 2020 nga remitencat janë ardhur në Kosovë 800-900 milion euro, ju shprehimisht mund të llogariteni në dyfishimin e kësaj informate (900mil x 2).
Barometër i të hyrave financiare në vend nga remitencat nuk ka plotësisht në asnjë vend të botës, sepse remitencat janë pjesë përbërëse e bilanceve të pagesave. Depërtimi i tyre në të shumtën e rasteve behët në mënyra vetanake, duke përjashtuar llogaritë korente të sistemeve financiare dhe bankare.
Por..
Kjo tregon që remitencat e ardhura nga diaspora dalin direkt në tregun tonë, pjesa më e madhe e këtyre mjeteve anashkalojnë institucionet regjistruese zyrtare. Dhe për rrjedhojë pastaj shihet që mjetet monetare të ardhura nga diaspora arrijnë të rrisin mirëqenien qytetare, megjithëqë që në fund përfundojnë në duart e shtetit.
Konkluzioni bazuar mbi këtë është se në kapitalizëm kush paguan është pronari, ai që paguhet është punëtori.
Atëherë hisja e diasporës duhet të jetë më e theksuar dhe zëri i tyre duhet të jetë më i madh, për rrjedhojë ndryshimet në këtë vend mund ti bënë vetëm mërgata (diaspora shqiptare).
Kur kemi parasysh keq menaxhimin dhe keqpërdorimet e parasë publike nga qeveri të ndryshme që nga pas lufta, del që edhe pse mërgata shqiptare ofron djersën në ndërtimin, ruajtjen dhe forcimin e Republikës sonë, ato serish përfundojnë në duart e menaxhereve të shtetit.
Pastaj rrjedhat menaxhuese të financave nga qeveritë tona i dini garant!/radiostargjilan.com/