Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për njëzet e katër orët e fundit , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej nëntēdhjet e tri (93 ) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.
Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar Komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat Anti COVID- e të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës 19.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore .
Policia e Kosovës e mobilizuar në zbatimin e masave Anti COVID-19
Ndani këtë artikull