Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se vaksina kundër gripit sezonal do të mbërrijë në Kosovë në fund të kësaj jave.
Ai ka bërë të ditur se menjëherë do të fillojë shpërndarja nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në vend.
Madje, ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se do të bëhet vaksinimi i grupeve që janë të përcaktuara dhe janë të evidentuara nga të gjitha komunat, proces ky që do të monitorohet nga IKShPK-ja.
“Qysh në këtë javë vaksina do të mbërrijë në Kosovë dhe do të shpërndahet dhe të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në fund të javës dhe në fillim të javës tjetër do të bëhet vaksinimi i grupeve që janë të përcaktuara dhe janë të evidentuara nga të gjitha komunat dhe e cila monitorohet nga IKShPK”.
Tutje, ai shtoi se ndërlidhja që ka bërë Ministria e Shëndetësisë me kujdesin parësor shëndetësor me komunat me inspektoratin, mobilizimi është fryt i punës së përbashkët.
Sipas tij, synimi është që pacientët të marrin shërbime pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë nga shtete tjera.