Nga të dhënat ditore të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga dita e diele e deri më tani janë shënuar 59 raste të vdekjes si shkak i infektimit me COVID-19.
E gjatë ditës së djeshme në Mjekimin Intensiv Qendror COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur edhe një grua shtatzënë nga komuna e Prizrenit. 29 vjeçarja ishte e diagnostikuar me COVID-19.
Më 22 nëntor IKSHPK raportoi për 10 të vdekur për 707 raste të reja me COVID-19 që u shënuan të dielën.
Të dielën u shëruan 550 persona nga ky virus. Më 23 nëntor në vend u shënuar 12 vdekje dhe 645 raste të reja me koronavirus.
IKSHPK njoftoi edhe për shërimin e 353 personave të cilët e mposhtën virusin korona. Ndërkaq më 24 nëntor u raportua për vdekjen e 13 personave si shkak i infektimit me koronavirus. IKSHPK në raportin ditori raportoi edhe për shërimin e 609 personave që ishin infektuar me COVID-19.
Më 25 nëntor u shënuan 9 vdekje dhe 704 raste të reja me COVID-19.
Më 26 nëntor, të enjten u raportua për 775 raste të reja me COVID-19. E të enjten u raportua edhe për vdekjen e 15 personave si shkak i këtij virusi. E në orët e pasdites së të enjtes, raportoi për vdekjen e gruas shtatzënë.
Kujtojmë që IKPSHK, publikon çdo ditë raportin 24 orësh me të dhënat e të infektuarve, të vdekurve dhe të shëruarave nga COVID-19.