Gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë shkruan Radio Star.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, ku 764 persona kanë rezultuar pozitiv.
Një person nga Gjilani i moshës 79 vjeçe ka humbur betejën me Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Ky është njoftimi i plotë:
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast
(73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç)./RadioStar/