Gentjan Mezani është trajneri i radhës që ka ofruar dorëheqjen e tij këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Tekniku vlonjat vendosi të mbyll bashkëpunimin ne Sport Club “Gjilanin” menjëherë pas disfatës në derbin lokal ndaj Dritës, megjithëse në një prononcim ekskluziv për Gazetën “Sheshi” ka deklaruar se vendimin për t’u larguar e kishte marrë më parë.
Mirëpo, Mezani nuk është trajneri i vetëm që është larguar pas disfatës nga Drita. Një gjë të tillë e kishin bërë edhe Afrim Tovërlani nga Feronikeli dhe Fadil Rama nga Drenica, shkruan Gazetasheshi.com.
“Toki” kishte ofruar dorëheqje të parevokueshme nga posti i shefit të shtabit teknik te ‘Nikli’ menjëherë pas disfatës në xhiron e pestë nga gjilanasit (2-1.
Skuadra kampione e la “pa punë” edhe trajnerin Fadil Rama. Tekniku nga Skenderaj ofroi dorëheqjen nga Drenica menjëherë pas disfatës në Gjilan nga ‘bardhekaltërit’ në kuadër të xhiros së tetë (4-1).
Siç duket Drita është bërë një “macë e zezë” për trajnerët e skuadrave të tjera të Superligës.