Skuadra e Dritës mesditën e së dielës e fitoi derbin lokal ndaj Gjilanit me përmbysje rezultati në fund të takimit nga 2-1 në 2-3, në duelin e vlefshëm për xhiron e 15-të në Superligë.
Sikur në çdo derbi edhe për këtë sfidë lojtarët e skuadrës së Dritës morën premia nga kryesia e klubit për triumfin e arritur ndaj ‘kuqebardhëve’.
Kështu ka deklaruar drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.
Ai ka zbuluar se premiat për fitore ndaj rivalit lokal sillen rreth 5,000 deri në 10,000 mijë euro.
“Po kemi pasur premia. Çdoherë kur luajmë ndaj rivalit lokal, lojtarët kanë premia. Ne si klub i kemi praktiku gjithmonë premiat, sepse ne si kryesi dëshirojmë që me çdo kusht të fitohet derbi. Mes 5,000 deri 10,000 mijë euro sillen premiat për derbi”, ka thënë Valon Zymberi.
Drita pas fitores ndaj Gjilanit renditet e dyta me 32 pikë, 5 me pak se Ballkani që kryeson, por ‘bardhekaltërit’ kanë një ndeshje me pak të zhvilluar.