Nënkryetari i Gjilanit Arbër Ismajli, përmes një shkrimi në facebook, ka reaguar pas shqetësimit të qytetarëve të Gjilanit, ku në qendër të qytetit po zhvillohet shpejtësisë e madhe në rrugët brenda saj nga ana e shoferëve të pandërgjegjjshëm.
Ismajli ka ftuar organet e rendit, që të shtohen patrollimet brenda qytetit, dhe të ndëshkohen të gjithë ata shoferë të cilët e rrezikojnë komunikacionin.
Shkrimi i plotë:
Shqetësimet dhe reagimet e njëpasnjëshme të Landrit Latifit, Alban Devajes e reagimin e sontëm të Valon Beqirit, lidhur me tejkalimin e shpejtësisë në rrugët brenda qytetit nga ana e shoferëve të pandërgjegjjshëm, duhet të jenë si shqetësime serioze dhe shumë të qëlluara, të cilat bartin përgjegjësi shtesë për reagimin e organeve të rendit, të cilët duhet shtuar vëmendje më të theksuar karshi parandalimit potencial të këtyre aksidenteve, veçanërisht, rrezikimit të jetërave të këmbësorëve.
Ftojm publikisht, organet e rendit, që të shtohen patrollimet brenda qytetit, dhe të ndëshkohen të gjithë ata shoferë të cilët e rrezikojnë komunikacionin.
Reagimi qytetarë, gjithmonë është shqetësim i cili duhet të jetë prioritet për çdonjërin prej nesh!
#bashkeiadalim