Infektologu Valbon Krasniqi ka folur rreth planeve kundër përhapjes së Covid-19 gjatë festave të fundvitit.
Ai thotë se gjithçka varet nga situata epidemiologjike.
“Ne jemi duke e përcjell me vëmendje të madhe situatën me Covid-19 dhe jo vetëm numrin e rasteve të reja të infektuara. Jemi duke i përcjell edhe kapacitetet tona spitalore. Jemi duke e përcjell edhe mënyrën e respektimit të këtyre masave nga ana e qytetarëve, nga ana e institucioneve, nga ana e bizneseve dhe të gjitha segmentet e jetës”, thotë Krasniqi.
Në takimet tona të rregullta konsultative që i kemi, ne i analizojmë të gjithë këta indikatorë dhe mbi bazën e tyre pastaj propozohet qeverisë marrja e masave të caktuara”, shtoi ai në RTV Dukagjini.
“Edhe këtë javë nuk ka ndryshim të masave, pra vazhdohet me masat që kanë qenë në fuqi. Duket se kanë dhënë rezultat. Nga dje kemi disa komuna që nga ngjyra e kuqe kanë kaluar në ngjyrën e verdhë dhe kjo është një shenj e mirë, një tregues i mirë që mund të vazhdohet me masa të tilla”, tha Krasniqi.
“Ne si Kosovë tani për tani jemi ndër vendet më liberale sa i përket këtyre masave. Kemi një jetë më normale se shtetet e tjera”, thotë ai.
“Nëse respektojmë masat dhe të mos tejkalojmë kapacitetet spitalore atëherë mund të jemi më të lirë në kuptim të analizimit të situatës të cilën e kemi. Në radhë të parë ne duhet të kemi shëndetin e popullatës”, theksoi ai.