Partia Demokratikë e Kosovës (PDK), dega në Gjilan, që udhëheqi për dy mandate me Gjilanin, në vitin 2014 i humbi zgjedhjet dhe të gjithë mundoheshin t’ia linin fajin njëri-tjetrit, për keqmenaxhim dhe keqpërdorim.
Shkruan: Jeton SHERIFI
PDK-së në Gjilan pothuajse erdhi në atë kohë me ia “vnu drynin” partisë, por me kalimin e kohës, pas kthimit të Qemajl Mustafës, u duk një entuziazëm dhe që partia po rimëkëmbej.
Punët disi edhe në opinion u dukën shumë më mirë, por me kalimin e kohës diçka nuk eci ashtu që të shkohet ka e mbara.
Erdhi një kohë kur partia po e merrte teposhtezen prapë, edhe atë për faj të disa individëve që prioritet e kishin interesin personal.
Nuk vlerësohen njerëzit me kredibilitet që kanë autoritet në shoqëri, por gjithçka po bëhet në baza familjare dhe shoqërore
Një parti në Gjilan që tani ka mbi 40 anëtarë të kryesisë dhe 11 sekretarë, s’do koment.
Ky është vetëm fillimi i një humbje të sigurt bile deklasuese, qysh pa hyrë në ring.