Kandidati për kryetar komune nga radhët e AAK-së në Komunë e Gjilanit Agim Zuzaku, ka qenë i ftuar në televizionin kanal 10.
Ai në këtë intervistë ka treguar se cilat janë prioritetet e tij për qytetarët e Gjilanit nëse ai zgjidhet Kryetar i Komunës.
Po ashtu, ai ka thënë se fal angazhimit të ish-kryetarit të degës Rexhep Kadriut si dhe kryeministrit Haradinaj Gjilani ka ndryshuar.
‘Gjilani ka ndryshuar falë angazhimit të ish-kryetarit të degës, Rexhep Kadriu dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Përgjatë 17 vjet qeverisje, në Anamoravë e veçmas në Gjilan, nuk është investuar. Ardhja në pushtet e Haradinajt, e ka rikthye vëmendjen kah Gjilani e Anamorava. Projektet që sot vazhdojnë të realizohen, janë produkt i qeverisë Haradinaj’, tha Zuzaku.
Zuzaku më tej tha se zotohet që do të merret vetëm me hallet dhe problemet e qytetarëve, në të kundërtën do të jep dorëheqje.
‘Unë jam kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit. Unë sot zotohem se në rast të zgjedhjes kryetar i Gjilanit, nëse vetëm një rast ndodh që të merrem me politika nacionale, jap dorëheqje. Kryetari i Komunës duhet të fokusohet 100% në qeverisjen komunale, në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet qytetari’, tha ai.
Zuzaku tregoi edhe cilat janë specifikat e komunës së Gjilanit sa i përket votuesve.
‘Komuna e Gjilanit është më specifike sa i përket votave, sepse këtu votohet kandidati e jo partia. E ne do të mundohemi sa më shumë të sjellim vota në parti. Ne kemi pa që kemi një rritje dhe mendojë që bashkërisht do të arrijmë një sukses drejt fitores’, tregoi ai.
‘Komunës së Gjilanit i duhet dikush që merret drejtpërdrejt me qytetarët. Qytetarët e komunës kanë halle dhe nevoja të veta. Në komunën e Gjilanit për 20 vite janë fituar zgjedhjet duke u thirrur në kanalizime dhe lumin Mirusha. Ne do të fokusohemi në zhvillimin ekonomik. Te zhvillimi ekonomik nuk është punuar sa duhet, ku sipas ligjit për investime strategjike ka pasur mundësi të bëhet më shumë. Ne në planet tona e kemi një far biznesi për ta ndërtuar, ku për të gjithë infrastrukturën do të investojë komuna, duke ju lehtësuar rrugën investitorëve për investime. Si në gjithë Kosovën, ashtu edhe në Gjilan është e theksuar papunësia, e kjo do ta lehtësonte që të zhduket kjo dukuri’, përfundoi Zuzaku./Aleanca.press/