Afrimi i festave të fundvitit ka bërë që një numër i madh i mërgimtarëve të niset drejt Kosovës edhe pse në kohë të pandemisë.
Ky fluks ka shkaktuar edhe kolona të gjatë në pikat kufitare të shteteve të Ballkanit, njofton Klan Kosova.
Një bashkatdhetar i cili është nisur nga Gjermania, ka bërë të ditur për klankosova.tv se për më shumë se nëntë orë është duke pritur për ta kaluar kufirin Slloveni – Kroaci.
Ai thotë se si ai duke pritur janë një numër i madh i shqiptarëve të tjerë.
Në Kosovë gjatë këtij mëngjesi vetëm në pikën kufitare të Dheut të Bardhë pritjet për të hyrë janë deri në 2 orë. Ndërsa në pikat kufitare tjera nuk ka pritje të gjata.