Me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të profesorit shumëvjeçar të matematikës, Artan Bunjaku, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bunjaku. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Bunjaku,
I dashur miku im, baca Hasan,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të profesorit shumëvjeçar të matematikës, Artan Bunjaku.
Artani ka qenë njeri shembullor, profesionist i jashtëzakonshëm dhe njeri poliedrik.
Atë do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e shumë gjeneratave në lëmin e matematikës, sikurse edhe për kontributin në fushën e kulturës e të gazetarisë.
Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Ngushëllime po ashtu, edhe për kolegët e gjimnazit “Zenel Hajdini” dhe të shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai”.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.