Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike për të biseduar rreth datës së re të zgjedhjeve.
Takimet do të nisin në orën 13:00 këtë të martë, njofton “Klan Kosova”.
Subjektet politike, siç ka konfirmuar Bekim Kupina, nga Zyra e Osmanit, janë të ftuara me radhë sipas përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës.