Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me u.d. të presidentës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk kanë folur për datë konkrete të zgjedhjeve.
“Unë sot si kryetar i VV-së ju përgjigja pozitivisht ftesës së u.d. presidentës Vjosa Osmani për një këshillim rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme. Ne nuk kemi folur për një datë konkrete, vetëm kemi shprehur interesimin tonë që të jetë sa më e hershme data e zgjedhjeve në harkun e caktuar kohor, por që varet nga dita kur neve do të na vije aktgjykimi i plotë nga Gjykata Kushtetuese”, ka theksuar Kurti.
Ai ka thënë se sa i përket hollësive tjera të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, VV do të presë aktgjykimin e plotë para se të japë përgjigjen e saj.