Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se masat e reja që do të ndërmerren për fundvit janë duke u votuar në mënyrë elektronike nga kabineti qeveritar.
Ai këtë e bëri të ditur në një konferencë për media.
Deri më tani dihet se kategorizimi i komunave do të mbetet në fuqi, por koha e lëvizjes për qytetarë zyrtarisht do të merret vesh pas votimit të tyre.