Bashkatdhetarët nga Zvicra kanë dhuruar 150 dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara në Gjilan, për nder të festave të fundvitit.
Në emër të bashkatdhetarëve, donacionin e ka konfirmuar sot bashkatdhetari, Kushtrim Jetishi, në takimin me nënkryetarin e Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili.
Ismajli ka thënë se ky aksion i tyre, është si rezultat i atdhedashurisë dhe përkushtimit për vendin e tyre, familjet e mbarë shoqërisë.
“Roli i diasporës është jetik në mbarë periudhat për zhvillimin e vendit të tyre, konsolidimit të shtetësisë, e veçanërisht, ndihmën e madhe që japin për familjet e tyre në Kosovë. Faleminderit Kushtrimit dhe mbarë shoqërisë së tij për vullnetarizmin dhe përkushtimin për t’i gëzuar zemrat e fëmijëve tanë. Zoti ju shpërbleftë mundin dhe sakrificën”, ka thënë pas takimit, nënkryetari i Gjilanit.