Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pret ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për koalicion parazgjedhor.
Gjatë një vizite që ka bërë në zyrat e OVL-së së UÇK-së, Limaj ka deklaruar se janë në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor.
“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së të vendosë”, tha Limaj./zeri/