Në takimin e mbajtur me gra sot, në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, u dëshmua edhe njëherë se gratë janë ato që përçojnë mesazhin e ndryshimit në vend.
Të pranishmeve në takim iu drejtuan Drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Nazlie Bala, drejtuesja e Sekretariatit të Gruas në Qendër Arijeta Rexhepi, deputetet Labinotë Demi Murtezi dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, asambleistet Krenare Latifi dhe Anila Tusha Kastrati.
Gratë në Gjilan u zotuan se janë të gatshme për organizim e ballafaqim, të kontribuojnë si në çdo kohë edhe sot, kur janë të nevojshme më shumë se kurrë mbrojtja e dinjitetit qytetarë, barazia sociale, shteti zhvillimor dhe i së drejtës, parime bazë këto që Lëvizja VETËVENDOSJE! i përfaqëson.
Në fjalën e saj drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Nazlie Bala ndër të tjera tha: “Nuk ka barrierë që na ndalon sepse do të jemi edhe determinuese edhe përcaktuese të fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE! prej 55%”.