Në Tiranë sot do të nis vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19.
Vaksina pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve.
Ditë më parë, ishte vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që konfirmoi se ishin siguruar 500 mijë doza vaksina nga kompania amerikane Pfizer.
Më herët ishte dhënë afat për nisjen e vaksinimit java e tretë e janarit, me mbërritjen e dozave të para të vaksinës, por, duket dozat kanë mbërritur më shpejtë dhe vaksinimi nis sot.
“Shqipëria buzëqesh” hapet kështu sot në qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” ku tashmë janë gati 60 vende. /Telegrafi/