Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pas reshjeve të shumta të shiut ka ngritje enorme të nivelit të lumenjve.
Sipas njoftimit të IHMK-së, kësaj gjendje i ka parapri edhe sasia e borës e rënë ditë më parë e cila si pasojë e temperaturave pozitive, është shkrirë me shpejtësi duke e vështirësuar edhe më tepër këtë situatë.
“Pas reshjeve të shumta të rëna gjatë këtyre ditëve, të cilat kanë përfshi tërë territorin e Kosovës, duke shkaktuar vërshime masive nëpër disa zona të vendit. Kësaj gjendje i ka parapri edhe sasia e borës e rënë ditë më parë e cila si pasojë e temperaturave pozitive, është shkrirë me shpejtësi duke e vështirësuar edhe më tepër këtë situatë. Edhe gjatë 24h të fundit kanë vazhduar reshjet me intensitet të shtuar, në tërë vendin të cilat edhe më tepër e kanë përkeqësuar situatën me vërshime”, thotë IHMK, përcjell Telegrafi. Po ashtu, instituti thotë se lumenjtë kryesor të Kosovës, gjatë orëve në vazhdim, parashikohet të kenë nivele dhe prurje shumë të larta, ku maksimumi i tyre pritet të arrij gjatë orëve në vijim. “Lumenjtë kryesor të Kosovës, gjatë orëve në vazhdim, parashikohet të kenë nivele dhe prurje shumë të larta, ku maksimumi i tyre pritet të arrij gjatë orëve në vijim. Situata pritet të stabilizohet gradualisht, duke filluar nga dita e sotme, për të vazhduar me tendencë të rënies së letë të niveleve dhe prurjeve të ujit, e cila do të vazhdoj deri më datë 13/01/2021, ku përsëri do të kemi reshje të herëpashershme shiu dhe bore të intensitetit më të ulët dhe me karakter lokal”, njofton instituti. /Telegrafi/