Shkruan Jeton Rexhepi, studiues i artit
Më 15 janar1944, u lind në Preshevë, piktori dhe profesori universitar, tashmë në pension Sabedin Etemi. Së bashku me akademik Muslim Mulliqin, janë përfaqësuesit më eminent të arteve pamore në Kosovë. Si përfaqësues i frymës ekspresioniste, Etemi ka lënë gjurmë në shumë breza të krijuesve të rinjë të artit pamor, duke pasur në fokus talenitin për vizatim dhe pikturim. Artisit, edukimin e tij e mori në Univeristetin e Beogradit në Akademinë e Arteve të Bukura, në klasën e profesorit Milosh Bajiq. Duke i parë veprat e piktorit Milosh Bajic ( 1915 – 1995 ) ne e kemi një panoramë më të saktë edhe më orientuse se nga cila frymë kishte nisur hapat e parë, arti modern në kosovë. Ndikimi i pedagogut te Etemi është në aspektin teknik të përpunimit të ngjyrës dhe të mësuarit të pikturimit në kanvacë, rjedhimishtë kultura austriake e Bajicit e bartur në Beograd e më vonë edhe në Prishtinë nga porfesor Sabedin Etemi, që nga viti 1976 kurë mbaroi studimet për pikturë në Beograd. Pastaj u kthye në Prishtinë për të vazhduar studimet pasuniveristare te prorfesor Muslim Mulliqi. Ishin këto vite që treguan kthesë të madhe në veprat e realizuara nga Etemi, që në njëfarë mënyre ato u ndikuan nga shprehja e rrebelimit artistik që vinte nga imagjinata e sforcuar dhe ndërdija e piktorit që Mulliqi do ta përshkrunte më vonë se, Etemi vuri disa kundërshtime në pikturë, duke mos u pajtuar me frymën e akademizmit në Akademinë e e Arteve në Prishtinë, duke vënë në peshore dy akademitë, atë të Beogradit dhe të Prishtinës.
Etemi në krijimtarinë e vetë artistike ka dy periudha, atë të ‘’kaltërt’’ dhe periudhën e ‘’Kuqe’’ në pikturë. Ai nuk u mjaftua në hulumtimet dhe studimet për pikturë, por zhvilloi paralelisht me vizatimin dhe grafikën edhe shkrimet në kritikën e arit duke qenë alternaitavë e vetme e kritikës, pa miqësi dhe njohje përsonale.
Në fillimet e karrierës artistke kishte realizuar disa tablo të personaliteteve të njohura shqiptare, duke i gërshetuar me ato të vendlindjës, si: ‘’Durmish Presheva’’, ’’Poeti Dibran’’, ’’Tefta Tashko’’ etj. Ishin këto verpa që Etemi ishte ndikuar apo frymzuar nga pedagogu Bajic në përpunimin e ngjyrës. Më vonë kemi shkputje graduale të këtii ndikimi në veprat e piktorit Sabedin Etemi. Pasi që piktori kishte lëvizur shumë gjatë jetës së tij dhe këto lëvizje ishin të shpeshta, kryesishtë pasë kohës së studimeve në Beograd, duke shkuarë për vizita studimore edhe në kryeqyetet e ish Jugosllavisë për të marrë përvoja të reja, ku pastaj realizoi një sërë veprash artistike mjaftë origjinale, të shkëputura nga ndikimet e pedagogëve të tij. Beogradi, Prishtina, Peja e Presheva, ishin frekuentimet më të shpeshta të piktorit. Duke u bazuar edhe në emërtimet e pikturave të tij, shihet qartë së këto vise ai i kishte një vizituar dhe jetuar. Në Beograd si student, mori përvoaja nga pedagogë, shokë e piktorë të gjeneratës, pastaj puna profesionale në praktikë në Prishtinë në studimet e pasuniveristare dhe njohja më për së afërmi më akademik Muslim Mulliqin, bëri që të marr një kthesë e madhë në formimin e tijë artistik. Me Pejën ishte lidhur që nga shkolla e mesme e arteve aplikative. Shokët e fëmijërisë dhe bashkëshortja Lumnija ishin arsyet kryesore për frymzim në pikturë. Etemi dhe Lumnija, janë martuar në vitin 1972. Presheva mbetet histori në vete, duke lënë gjurmë të thella në fëmijërinë e tij, nga shkolla fillore e deri te odat, ku profesor Etemi i ndiqte me admirim muhabete e pleqëve të Luginës që vivin në Odën e gjyshit të tij në Preshevë. Deri në mbarimin e luftes së vitit 1999 në Kosovë, Etemi e kishte periudhën e ngjyrës së ‘’Kaltërt’’ ndërsa pasë viteve 2000 realizoi periudhën e ngjyrës së ‘’Kuqe ‘’ ku më shumë dominon vizatimi, vijat, tonet pastruoze, potezat e ritmike, tonet e lidhura me kompozicionin dhe harmoninë e ngjyrave dhe të tjerat si këto, formojnë një stil original të piktorit që lidhet me figurat që aai bartë në një vepër orkestrale. Në veprat e kësaj periudhe janë : ‘’Motiv’’, ’’Peisazh’’, ’’Ylberi’’, ’’Dritarja’’, ’’Shtepitë në kodër’’, ’’Demat’’, ’’Bufi’’, ’’Pranvera’’, që këto piktura kanë një frymëzim nga veprat e piktorit Oskar Kokoschka ( 1886-1980 ), që lidhet me stilin e punës dhe frymën ekspresioniste në artet pamore.
Përvoja si pedagog, fillimishtë në Universietin e Tetoëvs, në Fakultetin e Arteve ku ligjëroi vizatimin dhe Pikturën e më vonë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë pasë vitit 2000, kur edhe filloi periudha e ngjyrës së ‘’Kuqe’’ kemi një shpërthim të artistit, duke vazhduar shprehjen origjinale të tij krijuse që së bashku më Mulliqin janë dy figurat më të rendësishmë të kësaj fryme të ariti në Kosovës. Miku i tij, professor Nebih Muriqi, shkruan në parathënjen e ekspozitës së hapur në vitin 1997 ‘’Hani i dy robertëve ‘’ ku thotë: ‚‘Gama e ngjyrave të tij është e kërkuar, e studiuar, e përpunuar dhe zbuluar me sens të posaçëm për shuarjen e ritmit, si të tra
Jeton Rexhepi