Gjykata e Prishtinës ka shpallur vendimin në rastin e njohur si “Veteranët”, duke i liruar nga akuza 12 persona të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Ahmet Daku ishte njëri ndër të akuzuarit, ku përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se “Drejtësia çdo herë del fitus, unë kur kamë shkuar në luftë e kam ditur se do të fitojm se e kemi pasur me të drejt për Zot dhe Atdhe.
Shkrimi i plotë:
Aktgjykimi lirues për mua dhe antarët e Komisionit për verifikimin e Dëshmorve, Invalidve, Veteranëve dhe të internuarve, është aktgjykim i drejtë. Drejtësia çdo herë del fitus, unë kur kam shkuar në luftë e kam ditur se do të fitojm se e kemi pasur me të drejt për Zot dhe At’dhe, njashtu edhe gjatë ktij procesi të drejtesisë, kam besuar ne drejtësin Kosovare që drejtësia është në anën tonë, por disa kategori te shoqerisë kanë pasur deshirë të na denojnë, të na fyjnë, ku nuk kanë kursyer asgjë nga shprehjet e tyre, por këtë e dëshmuam gjatë këtij procesi me një vendim të drejtë dhe i pritur nga organet e drejtësis.