Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri, ka paralajmëruar për të enjten një konferencë për media, ku ka thënë se do të prezantojë dy kandidatët e parë nga dy zona zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, që do të mbahen më 25 prill.
Kjo është hera e parë që VV-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë.
“Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri”, thuhet në njoftimin e VV-së