Gjobës për shkelje të masave anti-COVID nuk i ka shpëtuar as Lëvizja Vetëvendosje.
Inspektorati Komunal në Prishtinë i ka shqiptuar gjobë 2000 euro LVV-së për një tubim partiak, që e kishte mbajtur në ambientet e një restoranti në kryeqytet, ku pjesëmarrëse ishte edhe u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, transmeton “Zeri.info”.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri
“Askush mbi ligjin! As LVV-ja! Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!”, ka shkruar Tahiri.
Po ashtu ai njoftoi sot se gjobë të njëjtë ka marrë edhe PDK-ja për të njëjtën arsye. /