NJOFTIM MORTOR!
Të nderuar familjarë dhe miqë !
Sot në moshën 85 vjeqare, pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë babai im Bajram Kadriu.
Varrimi bëhet në prezencë dhe përcjellje të familjes, nesër në varrezat e fshatit Zhegër, më 27.01.2021 në ora 12 e 30.
BIOGRAFIA E BAJRAM KADRIUT
E PËRMBLEDHUR NGA AUTOBIOGRAFIA E TIJ
E SHKOLLIMIT DHE PUNËSIMIT
Në moshë shumë të re, në vitet 1943 dhe 1944 ka mësuar mësimet fetare në Mejtepin e Xhamisë së fshatit Zhegër, gjatë kohës që mësimdhënës ishte hoxha i Zhegrës Mulla Rifati. Mësimet që i ka kryer aty ishin: alfabeti arab, duke filluar nga libri Elifi, duke vazhduar me librat Elham, Kaceme,Vezare dhe Musaf, të cilin një herë e ka mbaruar duke bërë hatme. Njëherit e ka mësuar mevludin shqip me alfabet arab, madje përmendësh.
Në vitin shkollor 1945-46 është regjistruar në shkollën fillore në fshatin Zhegër. Më 7 prill 1948 pas një vizite të inspektorëve të arsimit komunal, nga suksesi qe kishte treguar edhe dy vitet e tjera, e dërguan në Prizren, që gjatë verës të vijojë klasën e parë të gjimnazit të ulët. Pas semimaturës, vazhdoi në Prizren gjimnazin e mesëm. Klasën e pestë dhe të gjashtë e ka vazhduar në Gjilan, në gjuhën serbe, por pasi kishte pengesa me gjuhë, dhe nuk kishte asnjë paralele në gjuhën shqipe, me sygjerimin e disa inspektorëve të arsimit nga Prishtina, ka ndërprerë klasën e shtatë dhe u regjistrua në Gjimnazin e Prishtinës në gjuhën shqipe, duke siguruar bursën nga fondi krahinor u vendos në konvikt.
Në vitin shkollor 1954-55 në muajin qershor kryeu gjimnazin e rregullt duke dhënë provimin mjaft të vështirë të maturës, nga 24 nxënës që iu kanë nënshtruar, vetëm 7 nxënës e kishin kaluar.Vlen të theksohet që në fshatin Zhegër dhe në Luginën e Karadakut, pas Luftës së Dytë Botërore, Bajrami ishte i pari maturant dhe sipas vlerësimit të njerëzve që janë marrë me arsim, në këtë pjesë të Anamoravës, Bajrami dhe vëllau Ismajli ishim shembull dhe simbol i arsimimit dhe i gjeneratave të tjera.
Pas kryerjes së maturës, Bajrami me disa shokë entuziast për arsimim, në shtator të vitit 1955, kanë udhëtuar për t’u regjistruar në Fakultetin Juridik në Sarajevë, por pasi kishin përshtypjen që jeta atje ishte e shtrenjtë, vendosën të shkonin në Shkup.Pasi që Bajrami nuk kishte mundësinë të sigurojë bursë, për shkak të kushteve të dobëta materiale, u punësua në Shkollën Tetë Vjeçare në Zhegër në vitin 1955-56, për të siguruar mjete për shkollimin e mëtutjeshëm. Në këtë shkollë ka dhënë mësime në lëndën e fizikës dhe matematikës, ku edhe punonte në cilësi të mësimdhënësit prej datës 01.09.1955 deri më 21.08.1956.
Në shtator të vitit 1956, është regjistruar në Fakultetin Juridik në Shkup, ku si student i rregullt ka qëndruar dy vite. Pastaj për shkak të kushteve materiale është regjistruar në të njëjtin fakultet në cilësin e studentit jo të rregullt. Dhe sërish u punësua në shkollën tetëvjeçare të Zhegrës, ku filloi punën më vonë, pas martesës me bashkëshorten Melihanë në vitin 1960.
Pra, vazhdoi punën nga 1 shkurti 1961 deri më 31 gusht 1961, pastaj edhe vitet e tjera nga 1 shatori 1961 deri më 31 gusht 1962, dhe nga 15 dhjetori 1963 deri më 31 gusht 1964. Pra, si mësimdhënës në lëndën e fizikës dhe matematikës në këtë shkollë ka punuar për 3 vite, 5 muaj e 15 ditë.
Në shator të vitit 1965 është punësuar në Shkollën e Mesme Ekonomike-Dega Administrative në Gjilan, dhe si arsimtar i rregullt ka punuar gjerë më 1 shkurt 1967, dhe pas diplomimit në Fakultetin Juridik në Shkup më 17.06.1966 u punësua në cilësin e praktikantit në Gjykatën Komunale në Gjilan.
Më 1 gusht të vitit 1967, është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan. Më 29 dhjetor 1969 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan. Në vitin 1966-67 duke punuar si gjykatës, ka qenë njëherit edhe ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë-dega në Gjilan, në cilësi të profesorit të sociologjisë.
Nga gushti i vitit 1970 është zgjedhur Kryeprokuror i Qarkut në Gjilan dhe e ka organizuar punën e kësaj prokurorie në punësimin e prokurorëve dhe pastaj edhe dy zëvendësve. Mbi shtatë vite ka punuar në këtë prokurori për regjionin e Gjilanit,Vitisë dhe Kamenicës.
Për sa kohë sa ka punuar në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan, kreu provimet e shkallës së tretë në Fakultetin Juridik në Zagreb për të magjistruar. Por nuk arriti t’a mbronte temën e diplomimit, pasi kërkohej të qëndrojë 6 muaj në Zagreb për qka nuk gjetur mirëkuptim nga udhëheqësit e atëhershëm shtetëror për të munguar gjatë asaj kohe.
Për ta organizuar punën sipas reformave të reja të sistemit të drejtësisë, është zgjedhur Kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan, ku ka punuar 4 vite, deri në pranverën e vitit 1981.
Nga pranvera e vitit 1981 deri 12 maj 1989 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, në lëndët e shkallës së parë penale.
Kur filluan të suspendohen organet më të larta të Kosovës, siç janë Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe udhëheqësitë më të lartë në Kosovë, si dhe kur në Gazimestan u shfaqën pretendimet territoriale të Sllobodan Milloshoviqit, për të mos mbrojtur sistemin e ardhshëm në zbatimin e ligjit, ka dhënë dorëheqje nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Gjilan, për qka ka qenë i ftuar në Komitetin Komunal në Gjilan përmes Kryetarit të Gjykatës.
Edhe pse ka pasur pengesa për regjistrimi në Odën e Avokatëve të Kosovës, pas tre muajve pas largimit nga gjykata, arriti aty të regjistrohet më 12 maj 1989 prej kur ka filluar ta ushtrojë detyrën e avokatit. Me vendimin për ç’regjistrim, më 31 janar 1997, ka fituar të drejtën e pensionit. Gjerë në dhënien e kërkesës për pension, ka pasur përvojë pune gjithsej 35 vite e 7 muaj.
Gjatë karierës së tij mbahet mend për kundërshtimet e inskenimeve serbe gjyqësore siq ishte Rasti Martinoviq ku kundërshtoi me ngulm etiketimin e pa drejtë kinse dhunues ishin shqiptarët, pastaj Rasti i Sylejman Mshicës ku kundërshtoi fuqishëm padrejtësinë ndaj të akuzuarit kinse për vepër armiqësore, pastaj Rasti I Afrim Mushicës të cilin në rolin e avokatit mbrojtës vullnetarisht e nbrojti deri në lirimin e tij.
Pra, Bajram Kadriu, në këtë vitin 2019, në moshën 84 vjeqare përfundoi punën si avokat.Tërë jetën e tijë e kaloi me vendbanim në Gjilan me gruan Melihajen. La pas veti 11 mbesa, 5 nipa dhe 5 fëmijë, Florinën arkitekte-bashkëpronare me bashkëshortin Mejdiun e firmës Mega, Lumturinë Mjeke Specialiste, Gazmendin Arkitekt-pronar i Firmës Projektuese AGA, Syzanen Juriste-bashkëpronare me bashkëshortin Lulëzimin e Fabrikës Magic ICE dhe djalin Arbenin Jurist-Kryeprokuror në Gjilan.
Deri në momentiet e fundit ishte shumë aktiv,çdo ditë ecte nga 5 km, lexonte pa syze, përdorte facebook-un, ngiste veturën duke vizituar fëmijët dhe familjarët tjerë, përcjellë rrgullisht aktualitetet, i qetë me vetveten dhe me të tjerët, i kënaqur me karrierën dhe familjen që krijoi.
Mbi të gjitha ishte shumë intelegjent, punëtor i zellshëm, profesionist i jurispodencës, njohës i mirë i historisë dhe letërsisë së rilindasëve, vizatues dhe njohes i mire i matematikës, instrumentist i harmonikës, edukues por edhe shumë i dashur dhe solidar për familjen, shokët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Vdiq nga një sëmundje e shkurtër në paraditën e ditës së sotme, më 26.01.2021.
Ishte fat i madh që e patëm!