Komuna e Gjilanit u ka shpërndarë tablet nxënësve të cilët kishin vështirësi në ndjekjen e mësimit online.
Drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazim Gagica, këtë fondacion ka pranuar nga UNICEFI përmes MASH-it, për dhurimin e këtyre tabletëve për nxënësit e Shkolles”, “Vatra e Diturisë”.
Drejtori i shkollës Fadil Musliu, përmes një shkrimi ka thënë se këta tablet do të bëjnë lehtësimin dhe përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta në procesin edukativo-arsimor dhe duke ndihmuar qasjen e tyre në mësimin online.
Shkrimi i plotë:
Nga UNICEF dhe përmes MASH-it, sot dhuruam Tablet për nxënësit e Shkolles”, “Vatra e Diturisë” , me qëllim të lehtësimit dhe përfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta në procesin edukativo-arsimor dhe duke ndihmuar qasjen e tyre në mësimin online.Në emer te nxenesve mesimdhenesve dhe prindereve te shkolles “Vatra e Diturise” falenderojme drejtorin e DKA z. Nazim Gagica per perkrahjen e vazhdushme dhe anagzhimin maksimal per te ngritur edhe me tutje cilesin e mesimdheneise dhe mesim-nxenies, e sidomos ne kete kohe pandemie i cili vazhdimisht ka qene me ne në tejakalimin dhe normalizimin e procesit mesimore ne shkollat tona.
Me respekt Drejtori i Shkollës, Fadil Musliu