Mësimdhënësit e Gjilanit i kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit me numër 132.
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, tha se misioni i mësuesit është i shenjtë, derisa theksoi se deputetët e LDK-së do t’i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat e Gjilanit për t’i zhvilluar programet në arsim e në resorë tjera.
“Pa bazë të shëndosh të arsimit, pa edukim të mirëfilltë dhe pa mësim nxënie të mirë, nuk mund të ketë zhvillim. Misioni i mësuesit është i shenjtë dhe ne iu themi faleminderit të gjithëve për punën e jashtëzakonshme në edukimin e shumë brezave tanë. Kandidatët e :LDK-së nesër do t’i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat tona në Kuvendin e Republikës, në mënyrë që t’i zhvillojmë programet tona në arsim. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj”, tha Haziri.
Në këtë takim u tha se arsimit vazhdon të mbetet prioriteti i parë në Gjilan dhe në tërë Kosovën, derisa u konfirmua përkrahja e madhe e të gjithë mësimdhënësve për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti.
Kandidatët për deputetë kanë thënë se kjo përkrahje e punonjësve të arsimit, është në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi më e madhe në punë.
Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:
Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80 dhe
Ajet Avdyli me numër 83
/e sponsorizuar/