Qytetarët e lagjes së vjetër të qytetit të Gjilanit, me vetiniciativë kanë organizuar takim mikpritës sot për kryetarin e Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri dhe kandidatët për deputetë, Avdi Pireva (68) dhe Ajet Avdyli (83)
Banorët e lagjes së vjetër të qytetit kanë thënë se, mbi të gjitha, mbështetja do të shkojë për politikat e shtetit që ofron LDK, për zhvillim e prosperitet të vendit.
Ata i kanë ofruar mbështetje të madhe listës nga Gjilani për deputetë, derisa kanë falënderuar kryetarin Haziri për punën dhe angazhimin e tij, ndërkohë që kërkuan nga deputetët e ardhshëm të Kuvendit që të vazhdojnë me punë për Gjilanin.