Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka thënë se Kosova duhet t’i përmbahet marrëveshjes për njohje me Izraelin dhe të hapë ambasadën e saj në Jerusalem.
Ben Meir thotë se Kosova, ashtu siç ka bërë edhe Amerika, duhet të hapë ambasadën e saj në Jerusalemin Perëndimor
“ Meqenëse Izraeli dhe Kosova ranë dakord që normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve kërkonte që Kosova të hapte ambasadë në Jerusalem, besoj se qeveria duhet t’i përmbahet marrëveshjes, dhe kështu ambasada duhet të jetë në Jerusalemin Perëndimor, ku ndodhet edhe Ambasada Amerikane”, ka shkruar Ben Meir në Tëitter./Zëri