Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se numri dy në listën e kandidatëve për deputetë të VV’së, Vjosa Osmani, nuk është e rëndësishme për Kurtin, ajo është e dobishme, shkruan Express.
Sipas Molliqajt, në VV nuk ka njerëz shumë të rëndësishëm, por vetëm të dobishëm sepse i rëndësishëm është vetëm një, duke aluduar në Kurtin.
“Nuk ka njerëz shumë të rëndësishëm në VV, është një i rëndësishëm tjerët të dobishëm”, është shprehur Molliqaj.
“Si t’i vyen atij të rëndëisshmit, gjithkush është i dobishëm. Edhe Vjosa Osmani është e dobishme, jo e rëndësishme”.
“Nuk po them që Kurti s’e do Osmanin, por është e dobishme”.
Tutje, ai foli edhe për Haki Abazin, u sipas tij Abazi ishte i dobishëm në zgjedhjet e kaluara dhe ishte shndërruar në ikonë.
“Haki Abazi ishte i dobishëm në zgjedhjet i kaluar për shkak të kallxo, por nuk është më. Ndërsa në zgjedhjet e kaluara pati qenë ikonë”, ka thënë Molliqaj.
“Ne me të drejtë i themi (Kurtiti) lider suprem”, shtoi Molliqaj.