Zhegra e Idriz Seferit e Agim Ramadanit i ka dhënë mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputetë të LDK-së në Gjilan për zgjedhjet e 14 shkurtit.
I impresionuar me këtë përkrahje masive është shprehur kryetari i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidatët për deputetë: Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Faton Bislimi, Ramiz Ramadani e Ajet Avdyli.
“Falëmnderit Zhegrës së Idriz Seferit e Agim Ramadanit për këtë mbështetje masive për LDK-në. Deputetët tanë që t’ju përfaqësojnë në mënyrën më të mirë në Kuvendin e Republikës. Zot ju ruajt. Kam me mbetë gjithmonë, Luta i juaj!”, ka thënë nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, Lutfi Haziri.
Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:
Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80
Ajet Avdyli – 83
#LDK132 #ShtetiShtet