Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një konferencë pas rezultateve preliminare, shkruan Gazeta Metro.
Hoxhaj, tha se PDK nuk do jetë pjesë e qeverisë me VV’në derisa i uroi fitoren kësaj të fundit.
“Rezultati e vë VV në vend të parë dhe PDK në vend të dytë. Unë dua që ta urojë Vetëvendosjen për rezultatin e arritur dhe dua që t’i ftojë që të punojnë që ta forcojnë shtetin e Kosovës. PDK nuk do të jetë pjesë e Qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse jemi larg me orientimet tona politike”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka thënë se kjo fushatë nuk ka qenë e lehtë për PDK.
“Jam krenar për unitetin dhe përkushtimin e pashembullt që kemi treguar si PDK”, ka thënë ai.