Punëtorët e një kompanie në Gjilan kanë hasur në mbetje mortore të eshtrave të njeriut në këtë qytet gjatë punimeve, transmeton Gazeta Sinjali.
Mbetjet janë gjetur në lokacionin mes teatrit dhe ish-burgut, ka njoftuar policia.
“Policia ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me shirit ka ber sigurimin e vendit te ngjarjes. Punimet janë ndërpre nga kompania”, thuhet në njoftim.