Dje në komunën e Gjilanit nga rezultatet e IKSHPK-së, 47 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Pas këtyre rasteve i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri pas takimit me komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të mbaj konferencë për media, ku do të jep detaje më hollësishme rreth rritjes së rasteve në Gjilan.
Njoftimi nga zyra e kryetarit:
Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, të mërkurën mban konferencë për media, në ora 10:30, pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.