Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati është deklaruar rreth fituesit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai shfaqi shqetësim se si qytetarët e votuan aq shumë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak që sipas tij, Albin Kurti angazhim shumë të rëndësishëm e ka vetëm veten.“Unë pak jam i shqetësuar me qasjen e z.Kurtit, dhe mendojnë që brenda këtij angazhimi e ka shumë të rëndësishëm veten se si ai po del.
Shpresoj që të mos jetë ashtu, por rai po e mbivendos veten përballë interesave të qytetarëve të Kosovës. Sidoqoftë nuk mendoj që duhet të jetë vetëm çështje e Kurtit por e gjithë skenës politike dhe e përkrahëseve ndërkombëtarë”, ka thënë më tutje Kastrati.Më tutje Kastrati theksoi se, Kurti shumë herët ka folur gjëra që nuk kanë qenë në përputhje me bindjet e tij politike.
“Veprimet qe i ka bërë, politikat që i ka bërë, po flas prej kohës që e njoh dhe kur ka filluar që të shfaq interesim për popullaritetin dhe votat ky është shqetësimi im që ka thënë gjëra publikisht e që unë e di që nuk janë bindje e tij, po them në kohën kur kemi qenë bashkë. E di që nuk ka qenë bindje e tij por r ka thënë vetëm që të përfitojë”, ka thënë në T7.Ai ka folur edhe për mbështetjen që mori Kurti në zgjedhjet e fundit.
“Unë kisha kërku që të ndalemi dhe të mendojmë se cilat janë vendet ku ka pasur sistem shumë partiak, e ku një subjekt i ka fituar mbi 50%. Mundet me ndodh por gëzimi se pse ajo ka ndodh më shqetëson. Unë mendoj që secili që e don dhe angazhohet për shoqërinë, për shtetin dhe kombin nuk do të kishte interes dhe synim që të kishte sistem një politik”, ka deklaruar Kastrati.