Valentina Bunjaku-Rexhepi nga radhët r Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marr votat e mjaftueshme që të jetë deputet.
Përmes një statusi në facebook, Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se votuesve të saj , do të ju qëndroj gjithmonë afër dhe do të jetë zëri i tyre, për t’i dërguar përpara kërkesat e projektet e Gjilanit,Kosovës e interesit publik.
Shkrimi i plotë:
Miq e qytetarë të dashur
Rezultati i zgjedhjeve ishte përcaktues për partinë fituese dhe e urojmë por i ulët për LDK-në.Gjithçka që nuk të vret të bën më të fortë,andaj koha është për reformë e reflektim,ndryshim e objektiv të ri.
Në bazë te rezultateve preliminare votuesit më dhanë përsëri besimin e duhur për të qenë DEPUTETE në Kuvendin e Republikës.
Nuk ka gjë më të rëndësishme në jetë, dashuri e politikë,sesa besimi. Vota është besim, e aq më shumë,kur ajo të bën fituese të njëpasnjëshme nëpër faza të ndryshme.Të gjithë votuesve nga Gjilani, Dardana, Vitia, Artana, Kosova e mërgata, i falënderoj shumë, me mijëra herë!Falenderoj kryetarin e degës në Gjilan z.Lutfi Hazirin,Forumin e gruas,kryesinë dhe nëndegët,simpatizantët, anëtarët, aktivistët,dhe bashkëkandidatët tjerë,çdo anëtarë të Shtabit Zgjedhor, rrethin tim të familjes e shoqërinë,ju jam mirënjohëse përjetësisht!
Atyre që i dëshpëruam, u kërkojmë falje dhe zotohemi se me kohë, do të rigjejmë besimin reciprok dhe lidhjet e kahershme!
Votuesve të mi, do t’u rri gjithmonë afër. Do të jem zëri i tyre, për t’i dërguar përpara kërkesat e projektet e Gjilanit,Kosovës e interesit publik.
Faleminderit gjithmonë ?
Zoti ju bekoftë
Valentina Bunjaku-Rexhepi
Deputete në Kuvendin e Kosovës