KQZ sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, qyteti i Gjilani do të përfaqësohet nga hiq më pak se 8 deputetë, transmeton Indeksonline.
Nga Lëvizja Vetëvendosje 7 deputetë janë nga Komuna e Gjilanit, kurse LDK do të ketë vetëm një deputete.
Nga radhët e LVV-së, nga komuna e Gjilanit, deputetë janë: Labinotë Demë Murtezi, Shqipe Selimi, Alban Hyseni, Arbëreshë Kryeziu, Arijeta Rexha, Adriana Matoshi dhe Luan Aliu.
Kurse, nga radhët e LDK-së do të jetë vetëm Valentina Bunjaku-Rexhepi./Indeksonline/