Ministri në detyrë i MBPZHR-së, Besian Xh. Mustafa, ka nënshkruar dy udhëzime administrative -MBPZHR 01/2021 & 02/2021), të cilat ua bëjnë të obligueshme mbajtësve (pronarëve) të kafshëve shoqëruese, të bëjnë identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të tyre. Më konkretisht, pas hyrjes në fuqi të këtyre udhëzimeve (10.03.2021), të gjithë personat që mbajnë kafshë shoqëruese (qen, mace), duhet të identifikojnë dhe regjistrojnë kafshët e tyre, pranë subjekteve veterinare që do të kontraktohen apo autorizohen nga AUVK-ja.
Nga tani pritet që të fillojë një fushatë informuese që të informohen mbajtësit e kafshëve për përgjegjësitë e reja ligjore që u takojnë për të regjistruar kafshët e tyre