Në shënim të 23-vjetorit të kryengritjes së Jasharajve dhe të ditës së mësuesit e nënës, gjatë tri ditëve në Gjilan organizuam aktivitete në nderim të tyre, përfshirë seancën solemne, hapjen e ekspozitës së skulpturave monumentale, homazhet te varrezat e dëshmorëve e manifestimin për nder të mësuesit, derisa sonte kulmoi me ndezjen e zjarreve të varrezat e dëshmorëve.
Historia e ka lidhur Mësuesin, Nënën dhe kryengritjen e familjes Jashari me data të njëjta, por në dekada të ndryshme. Qëllimi ishte i njëjtë për idealet e kombit e atdheut. Republika është e jona sepse dëshmorët, martirët, mësuesit e nënat tona paguan çmimin e lirisë. Lavdi!
Lutfi Haziri